Ndërlidhjet

“Rrethi i ngushtë” i Putinit në vlerë prej 24 miliardë dollarësh


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Rrethi i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, i përbërë nga shokët dhe të afërmit e tij, kontrollojnë një pasuri prej 24 miliardë dollarësh.

Raporti me titull, Putini dhe të Autorizuarit, i publikuar dje, thotë se rrethi i ngushtë i Putinit i përbërë nga “ familjarë, shokë të vjetër dhe shokë që u bënë anëtarë të familjes”, dhe bizneset e tyre fitimprurëse ose janë nga sektori i naftës dhe vajit, të kontrolluara nga shteti, ose të lidhura me kompanitë shtetërore.

Raporti që liston anëtarët më të pasur të rrethit të ngushtë të Putinit, është një përpjekje e Organizatës për raportimin e Krimeve dhe Korrupsionit (OCCRP), një platformë ndërkombëtare për gazetarinë hulumtuese e përbërë nga qendra jofitimprurëse, gazetarë, organizata mediatike dhe gazeta e pavarur ruse, Novaya Gazeta.

XS
SM
MD
LG