Presidenti gjerman, Frank- Walter Steinmeier, do të mbajë takime të ndara me presidentin rus, Vladimir Putin, ish-liderin e Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, gjatë vizitës së planifikuar në Moskë.
Vizita e Steinmeier në Rusi, e para vizitë ceremoniale në shtatë vitet e fundit, vjen pas dobësimit të marrëdhënieve në mes të Moskës dhe Perëndimit, për shkak të luftës së ftoftë ruse në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara, shtetet perëndimore dhe Bashkimi Evropian i kanë vënë sanksione Rusisë ngase kishte aneksuar Krimenë në mars të vitit 2014-të.
Luftimet në mes të qeverisë ukrainase dhe separatistëve që po zhvillohen në Donetsk dhe Luhansk, kanë vrarë më shumë se 10.000 njerëz që nga prilli i vitit 2014-të.
Disa armëpushime nga marrëveshja e Minsk-ut, të arritura në shtator 2014 dhe shkurt 2015, nuk kanë arritur të përmbushen.