Ndërlidhjet

Turqi: 11 aktivistë për të drejtat e njeriut të akuzuar për terrorizëm


Turqi-- Protesta në mbështetje të 11 aktivistëve për të drejtat e njeriut të akuzuar për terrorizëm.

Gjykimi i 11 aktivistëve për të drejtat e njeriut të akuzuar për terrorizëm ka nisur sot në Stamboll, me të pandehurit që përballeshin me deri 15 vjet burgim.

Aktivistët, përfshirë edhe dy figurat kryesore të Amnesty Inernational në Turqi, si dhe qytetarë gjermanë dhe suedezë, po përballen me akuza kinse kanë krijuar “kaos në shoqëri” dhe janë anëtarësuar në “organizata terroriste të armatosura”.

Berlini e ka përshkruar rastin si “krejtësisht të pakuptimtë” dhe “ absurd”.

Organizata, Amnesty International, me bazë në Londër ka thënë se aktivistët janë ndaluar “pa ndonjë arsye përveç se për bindjet e tyre për të drejtat e njeriut”.

XS
SM
MD
LG