Ndërlidhjet

Ka vdekur aktivisti opozitar rus Stroganov


Rusi-- Aktivisti opozitar rus, Aleksei Stroganov.

Politikani opozitar rus, ka thënë se aktivisti opozitar Stroganov, ka vdekur pas dy muajve, pasi ishte sulmuar me një shufër metalike.

Aleksei Stroganov, ishte në koma pas sulmit dhe ka vdekur dje teksa ishte pa vetëdije, ka njoftuar Ilya Yashin.

Për vdekjen e aktivistit nuk ka pasur reagime të menjëhershme nga autoritetet ruse.

Yashin ka thënë se Stroganov, ishte anëtar veteran i lëvizjes opozitare Solidarnosti, që ishte bashkëthemeluar nga Yashin në vitin 2008.

Yashin që është një kritik i zëshëm i Kremlinit, i zgjedhur si udhëheqës i këshillit të qarkut në Moskë në shtator, ka thënë se autoritetet nuk e kanë hulumtuar sulmin nga sulmuesi i panjohur.

XS
SM
MD
LG