Ndërlidhjet

Tillerson ka shprehur shqetësim për stabilitetin e Pakistanit


Rex Tillerson
Rex Tillerson

Gjatë vizitës së tij në Indi, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka shprehur shqetësim se grupet ekstremiste paraqesin kërcënim për “stabiltietin dhe sigurinë”e qeverisë së Pakistanit.

“Kjo mund të çoj në kërcënim të stabilitetit të vetë Pakistanit”, u tha sot Tillerson gazetarëve, pas takimit të tij me ministrin e jashtëm të Indisë, Sushma Swaraj, në kryeqytetin, Nju Delhi.

“Nuk është në interesin e askujt që qeveria e Pakistanit të destabilizohet”, tha Tillerson.

Mëtutje ai theksoi:

“Në luftën kundër terrorizmit, Shtetet Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah me Indinë. Nuk do të tolerohen strehime të sigurta për terroristët”.

Javën e kaluar, zoti Tillerson tha se Uashingtoni dëshiron “thellim dramatik” të bashkëpunimit me Indinë, që është rivali kryesor i Pakistanit, derisa Nju Delhi synon promovimin e rajonit “të lirë dhe të hapur”, të udhëhequr nga demokracitë prosperuese.

XS
SM
MD
LG