Ndërlidhjet

Itali: U dëbuan një shtetas i Shqipërisë dhe një i Maqedonisë


Pamje e një pjese të Romës në Itali
Pamje e një pjese të Romës në Itali

Dy shtetas të jashtëm, një nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia, janë dëbuar nga Italia, të dyshuar se kanë lidhje me islamin radikal, ka njoftuar sot Ministria e brendshme e këtij vendi.

Policia në portin juglindor italian, Bari, kishte filluar ta gjurmoj shtetasin 36 vjeçar nga Maqedonia dhe 27 vjeçarin nga Shqipëria, të cilët ishin në “kontakt të afërt” nëpërmjet mediave sociale me një simpatizues të grupit ekstremist, Shteti Islamik, nga Maroku.

Këta dy persona janë vendosur në aeroplan dhe riatdhesuar, pasi oficerët zbuluan se ata ishin në lidhje edhe me radikalët myslimanë të arrestuar në Kosovë, të akuzuar për terrorizëm, dhe kishin materiale kundër perëndimit dhe anti-semite në kompjuterët e tyre, raporton agjencia DPA nga Roma.

Në Itali është miratuar legjislacioni për dëbimin e shpejtë të personave të jashtëm, të dyshuar për tendenca terrori, bile edhe në bazë të provave jo shumë substanciale, pas sulmeve islamike në selinë e revistës, Charlie Hebdo në Paris, në janar të vitit 2015.

Ministri i brendshëm i Italisë, Marco Minniti, e ka lavdëruar këtë legjislacion, se ka ndihmuar në kursimin e vendit nga sulmet terroriste.

Prej se ky ligj është miratuar, ai është zbatuar kundër 221 personave të dyshuar, përfshirë 89 vetë këtë vit, ka thënë Ministria e brendshme e Italisë.

XS
SM
MD
LG