Ndërlidhjet

Dhjetëra të vdekur nga zjarri në një fabrikë në Indonezi


Indonezi - foto arkivi
Indonezi - foto arkivi

Autoritetet në Indonezi thanë se së paku 23 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë fishekzjarresh.

Ngjarja ka ndodhur në një kompleks industrial në perëndim të kryeqytetit Xhakarta.

Zjarrfikësit e kanë sjellë zjarrin nën kontroll, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë trupat e viktimave nga ndërtesa.

Nico Afinita, drejtor i Departamentit për Krime në Policinë e Xhakartës, i tha një televizioni lokal se janë gjetur mbetjet e 23 viktimave.

Një zjarrfikës tha se viktimat janë "krejtësisht të djegura".

XS
SM
MD
LG