Ndërlidhjet

Iraku refuzon ofertën e kurdëve


Kryeministri irakian, Haidar al-Abadi.

Qeveria federale e Irakut insistoi që referendumi i kurdëve për pavarësi të shpallet i pavlefshëm dhe refuzoi çdo ofertë të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit për të ngrirë rezultatin e votimit dhe për t'i hapur rrugë dialogut me Bagdadin.

"Nuk do të pranojmë asgjë, vetëm anulimin e tij dhe respektimin e Kushtetutës", tha kryeministri irakian, Haidar al-Abadi.

Rajoni kurd i Irakut ka propozuar më 14 tetor "armëpushim të menjëhershëm", "ngrirje" të rezultatit të referendumit për pavarësi dhe "fillimin e dialogut të hapur me qeverinë federale, bazuar në Kushtetutën e Irakut".

Oferta kurde ka ardhur pasi Abadi ka urdhëruar ushtrinë irakiane të rimarrë territorin e kontestuar, të mbajtur nga kurdët.

Operacioni ka çuar në përleshje dhe dhjetëra njerëz të vrarë.

Në referendumin e 25 shtatorit, 92% e kurdëve kanë mbështetur pavarësinë nga Iraku, por ky i fundit e ka shpallur jokushtetues votimin.

XS
SM
MD
LG