Ndërlidhjet

Mbi 40 veta të vrarë nga zjarri në Indonezi


Fabrika e përfshirë nga zjarri në Indonezi.

Së paku 46 veta kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë fishekzjarresh në Indonezi.

Ngjarja ka ndodhur në një kompleks industrial në perëndim të kryeqytetit Xhakarta.

Zjarrfikësit e kanë sjellë zjarrin nën kontroll, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë trupat e viktimave nga ndërtesa.

"Po vazhdojmë t'i evakuojmë viktimat... Janë 46 trupa", tha shefi i policisë, Harry Kurniawan.

Një zjarrfikës tha se viktimat janë "krejtësisht të djegura".

XS
SM
MD
LG