Ndërlidhjet

15 vite nga tragjedia në teatrin Dubrovka në Moskë


Përkujtimi i viktimave të tragjedisë në teatrin Dubrovka.

Në teatrin Dubrovka, në Moskë, janë mbledhur më shumë se 200 njerëz për të përkujtuar viktimat e tragjedisë së vitit 2002.

Më 23 tetor të vitit 2002, 40 militantë çeçenë kishin hyrë në teatrin Dubrovka dhe kishin mbajtur peng rreth 130 persona, duke kërkuar tërheqjen e trupave federale nga rajoni i Rusisë në Çeçeni.

Zyrtarët rusë thonë se 130 pengje të mbajtura kishin vdekur, dhe të gjithë militantët ishin vrarë pas 57 orësh përpjekje për të liruar pengjet.

Shumica e pengjeve ishin vrarë nga gazi helmues i liruar nga autoritetet ruse në përpjekje për të rrëzuar militantët.

Të afërmit e viktimave kanë fajësuar qeverinë për fshehjen e rolit të tyre në vdekjen e të afërmve të tyre.

XS
SM
MD
LG