Ndërlidhjet

Biseda e Papës me ekuipazhin ISS në hapësirë


Papa Françesku -- Foto nga arkivi
Papa Françesku -- Foto nga arkivi

Papa Françesku, ka folur për dashurinë dhe “vendin e njeriut në univers’, gjatë një bisede telefonike me ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor ( ISS).

Astronauti dhe inxhinieri italian, Paolo Nespoli, ka folur në italisht me Papën dhe ka përkthyer edhe për anëtarët e ekuipazhit, të përbërë nga rusi, Aleskandr Misurkin, Sergei Ryazansky dhe tre amerikanët, Joe Acaba, Mark Vande Hei dhe Randy Bresnik.

Kapiteni i ekuipazhit, Bresnik, i ka thënë Papës se toka mund të shihet nga hapësira, pa kufij dhe konflikte.

Ryazansky, ndër të tjera kishte thënë se stafi në hapësirë përbëhet nga “ shtete dhe njerëz të ndryshëm, njerëz të planetit tonë’.

Biseda 20 minutëshe me stafin e ISS, ishte thirrja e dytë e Papës në hapësirë. Edhe Papa Benedikti XVI, kishte bërë një thirrje të tillë në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG