Ndërlidhjet

Zhduket helikopteri rus në Arktik


Ilustrim -- Barentsburg, Norvegji.
Ilustrim -- Barentsburg, Norvegji.

Një helikopter rus është rrëzuar në det, në Svalbard të Norvegjisë në Arktik, njoftuan shërbimet norvegjeze të shpëtimit.

Ende nuk ka informata për fatin e stafit prej tetë personash në helikopter.

Helikopteri i tipit MIL MI-8 i cili ishte nisur për në Barentsburg, një kompleks minierash ruse në arkipelag, u rrëzua dy ose tre kilometra përpara se të arrinte destinacionin e vet, thanë shërbimet e shpëtimit.

"Ne dimë vetëm se helikopteri është rrëzuar në det. Nuk e dimë nëse kjo ishte një ulje e kontrolluar", tha një zëdhënës i shërbimeve emergjente.

Një helikopter norvegjez dhe anije shpëtimi u dërguan në vendin e ngjarjes, por nuk ka asnjë shenjë të helikopjerit, tha zëdhënësi.

Tore Hongset, kreu i operacionit të koordinimit të shpëtimit, tha për televizionin norvegjez se ata po kërkojnë në vazhdimësi por "ka shumë valë në det, edhe pse nuk ka erë".

"Ne jemi në kërkim të helikopterit”, ka thënë Hongset.

XS
SM
MD
LG