Ndërlidhjet

Sanksionohen kompanitë ruse në SHBA


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Departamenti amerikan i shtetit i ka dorëzuar Kongresit, një listë me kompani ruse që do të sanksionohen për shkak të lidhjeve të tyre me ushtrinë dhe agjencitë e inteligjencës ruse.

Zëdhënësja e Departamentit të shtetit, Heather Nauert, tha se lista do të bëhet publike në ditët në vijim, por fillimisht kompanitë do të lejohen që tu japin fund lidhjeve të tyre biznesore, në mënyrë që mos të përballen me sanksione.

“Sekretari Tillerson, ka nënshkruar tashmë këtë vendim. Departamenti është duke e njoftuar Kongresin, instituiconet e SHBA-së, aletët dhe partnerët rreth këtij vendimi”, ka thënë Nauert.

Kompanitë ruse, Rusia FSB dhe shërbimet e inteligjencës GRU, tashmë po përballen me sankonet e vendosura më parë nga SHBA-ja.

XS
SM
MD
LG