Ndërlidhjet

Objektet në Arktik mund të jenë të helikopterit të zhdukur rus


Helikopteri i zhdukur ishte nisur për në Barentsburg, në Arktik
Helikopteri i zhdukur ishte nisur për në Barentsburg, në Arktik

Shërbimet e shpëtimin në Norvegji kanë thënë se mund të kenë identifikuar lokacionin e helikopterit rus, me tetë persona, që u rrëzua dje në detin Arktik, raporton Reuters.

“Kemi identifikuar derdhje të naftës dhe balona nga ajri në sipërfaqje të ujit dhe një anije ka identifikuar një objekt që mund të jetë helikopteri rus”, tha Tore Gongset, shefi qendrës së shpëtimit në Norvegji.

Kërkimet për të mbijetuarit e ekuipazhit prej tetë antëtarësh ende vazhdojnë, ndonëse autoritetet norvegjeze thonë se ka pak shansa për ndonjë të mbijetuar.

Rusia ka njoftuar dje pasdite, për zhdukjen e helikopterit.

XS
SM
MD
LG