Ndërlidhjet

Spanjë: Propozohet shkarkimi i presidentit katalanas


Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy .

Senati i Spanjës ka mbajtur një mbledhje sot, për të miratuar planet e qeverisë spanjolle për të hequr kompetencat nga Katalonja, që e pengojnë atë drejt shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se masa e parë e qeverisë do të jetë shkarkimi i presidentit të Katalonjës.

Rajoy ka thënë se nëse miratohen masat e propozuara, qeveria e Spanjës do të shkarkojë presidentin rajonal të Katalonisë, Carles Puigdemont, dhe ministrat e tij.

Udhëheqësi spanjoll tha se "ajo që po ndodh në Katalonjë është" një shkelje e ligjeve, demokracisë, e të drejtave të të gjithëve dhe kjo do të ketë pasoja ".

XS
SM
MD
LG