Ndërlidhjet

Vritet një politikan laik në Pakistan


Ilustrim-- Provinca Balokistan në Pakistan

Një udhëheqës i Partisë kombëtare laike Awami, dhe vëllai i tij, janë vrarë nga një shpërthim në makinë, në Pakistanin jugperëndimor, njoftojnë zyrtarët e partisë dhe qeverisë.

Sulmi ndodhi sot në qytetin Harnai, rreth 200 kilometra në veri të Kuetas, kryeqyteti i provincës së Balokistanit, provincës më të madhe në Pakistan.

Nuk ka pasur reagime të menjëhershme për përgjegjësinë ndaj sulmit.

Partia Kombëtare Awami, njihet për luftën e tyre ndaj militantëve islamikë që duan të përmbysin qeverinë pakistaneze dhe të vënë në funksion ligjin islamik.

XS
SM
MD
LG