Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Scott kritikon shtyrjen e gjykimit për djegien e ambasadës amerikane


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, kritikoi vendimin e drejtësisë serbe për të shtyrë gjykimin e të dyshuarve për djegien e ambasadës amerikane në Beograd.

“Është frustruese sepse krimi ka ndodhur në vitin 2008, ndërsa tani jemi në vitin 2017 dhe nuk është sjellë ende vendim për ata që kanë djegur ambsadën. Për më tepër, nuk janë dënuar as ata që kanë urdhëruar policinë të largohet në momentin e djegies së ndërtesës”, u tha Scott gazetarëve në Beograd.

Vazhdimi i rigjykimit të shtatë të akuzuarve për djegien e ambasadës amerikane në vitin 2008, pak pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është shtyrë për 6 nëntor, pasi njëri prej të pandehurve nuk ka marrë pjesë në seancë.

Gjyqi është përsëritur sepse Gjykata e Apelit, në vitin 2016, ka rrëzuar aktgjykimin e shkallës së parë, për shkak të, siç është thënë, kundërthënieve dhe paqartësive.

XS
SM
MD
LG