Ndërlidhjet

Afganistan: Nga përplasja e helikopterit është vrarë një ushtar amerikan


Ilustrim

NATO-ja në Afganistan ka njoftuar se një ushtar amerikan është vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur, pas përplasjes së një helikopteri në provincën lindore, Logar.

Sipas njoftimit të sotëm të aleancës veriatlantike, përplasja ka ndodhur mbrëmë dhe të plagosurit po mjekohen.

NATO-ja tha se përplasja nuk ishte shkaktuar nga “zjarri i armikut”.

Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Salim Saleh, tha se helikpoteri ishte duke e bërë një ulje emergjente dhe kishte hasur në një dru.

XS
SM
MD
LG