Ndërlidhjet

India e filloi një rrugë të re për tregtinë me Azinë Qendrore


Porti iranian Çabahar
Porti iranian Çabahar

India e ka lansuar një rrugë të re tregtare me Afganistanin, nëpër portin detar strategjik iranian, Çabahar, duke e anashkaluar rivalin e vet të madh, Pakistanin.

India sot i ka transportuar 1.1 milion tonelata grurë për në Afganistan.

Kjo saasi e grurit, pastaj nga porti iranian do të dërgohet me kamionë në Afganistan.

“Besoj se kjo është pikë e fillimit të udhëtimit tonë për realizimin e spektrit të plotë të lidhshmërisë – prej kulturës e deri te tregtia, prej traditës e deri te teknologjia, nga investimet në IT, nga shërbimet në strategji dhe nga populli në politikë”, tha sot ministri i punëve të jashtme i Indisë, Sushma Swarraj.

India, Afganistani dhe Irani, në vitin 2016 kanë vendosur që ta krijojnë një rrugë tregtare e cila do të mundësonte që prodhimet e Indisë të arrijnë në Azinë Qendrore.

Pakistani nuk e lejon Indinë që transportin e mallrave për në Afganistan ta bëjë nëpër territorin pakistanez.

XS
SM
MD
LG