Ndërlidhjet

Lideri kurd Barzani do të tërhiqet nga detyra


Presidenti i rajonit kurd të Irakut, Marsud Barzani.
Presidenti i rajonit kurd të Irakut, Marsud Barzani.

Presidenti i rajonit kurd të Irakut, Masud Barzani, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, në mes të tensioneve të krijuara pas referendumit për pavarësi.

Këtë njoftim e ka bërë ai vetë përmes një letre, ku ka kërkuar nga parlamenti që "të zëvendësojnë vendin e lirë në pushtet”, ka shkruar Barzani.

Ky veprim i presidentit kurd, vjen pas referendumit për pavarësi, i mbajtur më 25 shtator, që shkaktoi një krizë rajonale në Irak.

Pas referendumit forcat qeveritare të Irakut janë përballur me forcat kurde, Peshmerga, në zonën e pasur me naftë, Kirkuk.

Njerëzit që jetonin në zonat kurde në Irakun e veriut, e kanë mbështetur në masë të madhe ndarjen, ndërsa qeveria e Bagdadit e hodhi poshtë votimin si të paligjshëm.

XS
SM
MD
LG