Ndërlidhjet

IAEA: Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore


Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike (IAEA), Yukiya Amano.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike (IAEA), Yukiya Amano.

Kreu i agjencisë atomike të Kombeve të Bashkuara, thotë se Irani ka zbatuar "angazhimet bërthamore" të marrëveshjes ndërkombëtare, që synon të kufizojë programin bërthamor të Iranit.

Yukiya Amano, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike (IAEA), bëri këto komentet në një konferencë për shtyp në Teheran, ku u takua me udhëheqësit iranianë.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e presidentit iranian,Hassan Rohani ka thënë se angazhimi i Iranit ndaj marrëveshjes "ka qenë i plotë dhe i jashtëzakonshëm".

Në marrëveshjen e vitit 2015, Teherani është pajtuar të kufizojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ndërkombëtare.

Këto komente vijnë, vetëm disa javë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte thënë se nuk do ta certifikojë marreëveshjen bërthamore me Iranin, ngase këta të fundit nuk e kanë përfilluar marrëveshjen

XS
SM
MD
LG