Presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në ngjarjen përkujtimore të viktimave të shtypjes gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik.
Zyra për media e Kremlinit ka njoftuar se “Muri i Vuajtjeve”, do të zbulohet në Moskë, si pjesë e ngjarjes zyrtare “Dita e përkujtimit të viktimave të shtypjes politike”.
Kjo ngjarje vjen pak pasi, qindra njerëz u mblodhën në qendër të Moskës, për të nderuar mijëra burra dhe gra të ekzekutuar nga autoritetet sovjetike, gjatë udhëheqjes së Josef Stalinit, të njohur si periudha e “Terrorit të madh”.
Gjatë periudhës 1937 – 38, vlerësohet se janë vrarë më se një milion njerëz nga autoritetet e dikurshme sovjetike.
Në të kaluarën, Putini ka lavdëruar Stalinin dhe reputacionin e tij në Rusi, gjatë ardhjes të tij në pushtet nga që nga viti 2000.