Ndërlidhjet

Irani thotë se Rohani ka refuzuar takimin me Trump


Foto nga arkivi -- Presidenti iranian, Hassan Rohani.

Ministri i Jashtëm iranian, ka njoftuar se presidenti, Hassan Rohani ka refuzuar takimin me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë vizitës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

Agjencia e lajmeve, ILNA, ka cituar zëdhënësin e ministrisë, Bahram Ghasemi, të ketë thënë se “ kishte tendeca për takim nga pala amerikane, por që kjo ishte refuzuar nga presidenti Rohani”, gjatë vizitës së tij në Nju Jork.

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ndonjë koment rreth deklaratave të ministrisë së Jashtme iraniane.

Rohani dhe Trump kanë shkëmbyer fjalë të ashpra, gjatë fjalimeve të tyre në asamblenë vjetore të Kombeve të Bashkuara

XS
SM
MD
LG