Ndërlidhjet

Grave në Arabinë Saudite do tu lejohet hyrja në stadiume


Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Arabia Saudite ka njoftuar se gratë do të mund të hyjnë në stadiume për të përcjellur ngjarjet sportive, për herë të parë në historinë e këtij vendi, e drejtë kjo që do të zbatohet në fillim të vitit të ri 2018-të.

Njoftimi nga Autoritetet e përgjithshme të sportit, erdhi një muaj pas njoftimit nga qeveria arabe se gratë do të lejohen të vozisin makinat.

Ndryshimet e tilla në vendin konservator, vijnë si pjesë e reformave "Vizioni 2030”, të princit Mohammed bin Salman, që synojnë të zbusin disa ligje dhe të zhvillojnë fushën e ekonomisë përtej biznesit të naftës.

XS
SM
MD
LG