Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Profesori amerikan i rrëmbyer nga talibanët në gjendje të rëndë shëndetësore


Ilustrim - Foto nga arkivi

Talibanët afganë thonë se profesori amerikan i rrëmbyer në Kabul, vitin e kaluar është në gjendje “të rëndë” shëndetësore dhe i duhet ndihmë e shpejtë mjekësore.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid ka thënë se Kevin King po vuan nga sëmundja e zemrës dhe veshkave.

“Sëmundja e tij është intensifikuar, ai nganjëher është pa vetëdije dhe gjendja e tij po përkeqësohet çdo ditë e më shumë”, ka njoftuar Mujahid përmes një komunikate.

Kevin King, është njëri nga dy profesorët nga Universiteti Amerikan në Afganistan, që ishte rrëmbyer afër kampusit në vitin 2016-të.

Rrjeti terrorist Haqqani, me bazë në Pakistan, të cilët kanë lidhje me talibanët, besohet se qëndrojnë pas këtij rrëmbimi.

XS
SM
MD
LG