Ndërlidhjet

Së paku nëntë policë afganë janë vrarë nga një sulm i talibanëve


Ilustrim- Foto nga arkivi
Ilustrim- Foto nga arkivi

Zyrtarët afganë thonë se së paku nëntë policë janë vrarë nga një sulm taliban në një pikë të kontrollit në juglindje të vendit.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Ghazni, Arif Noori, ka thënë se katër policë të tjerë janë plagosur në sulmin e 30 tetorit.

Sipas Noorit, shtatë luftëtarë talibanë janë vrarë gjatë luftimeve që zgjatën më shumë se një orë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmet talibane në pikat e kontrollit dhe bazat ushtarake po rriten gjithnjë e më shumë, në jug dhe lindje të rajonit në muajt e fundit.

XS
SM
MD
LG