Ndërlidhjet

Gazetarja Gordon merr pjesë në zgjedhjet presidenciale ruse


Pamje e një pjese të Moskës
Pamje e një pjese të Moskës

Gazetarja ruse, Yekaterina Gordon, i ka shpallur planet për të marrë pjesë në zgjedhjeet presidenciale në mars të vitit 2018. Në këto zgjedhje, përgjithësisht, pritet se do të fitojë presidenti aktual, Vladimir Putin, i cili do t’i kalonte edhe gjashtë vite të ardhshme në Kremlin.

Në një video të postuar sot në rrjetin YouTube, Yekaterina Gordon, që është këngëtare dhe autore e teksteve dhe pronare e një avokature, ka vlerësuar se ajo “me gjasë të mëdha” do të jetë kandidatja e vetme që garon pa mbështetje të hapur apo të heshtur të administratës së Putinit.

Në garën presidenciale merr pjesë edhe femra tjetër, Ksenia Sobchak, e cila është figurë publike shumë më e njohur dhe që është vajza e një ish-bashkëpunëtori të Putinit.

Yekaterina Gordon tha se fokusi kryesor i saj gjatë fushatës do të jenë të drejtat e nënave të vetmuara në Rusi.

XS
SM
MD
LG