Ndërlidhjet

Putin zbulon memorialin e viktimave të represionit sovjetik


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Moskë, 30 tetor 2017.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zbuloi të hënën një memoral që u kushtohet viktimave të represionit sovjetik dhe tha se vitet e vuajtjes nga duart e shtetit nuk duhet të harrohen kurrë.

Putin i bëri komentet në Ditën e Kujtimit të Viktimave të Represionit Politik.

“Kjo e kaluar e tmerrshme nuk duhet të zhduket nga kujtesa kombëtare”, tha ai.

“Ne dhe pasardhësit tanë duhet të kujtojmë tragjedinë e represionit dhe kauzat e tij, por kjo nuk do të thotë se duhet të hakmerremi. Askush nuk mund ta shtyjë shoqërinë në vijën e rrezikshme të konfrontimit”, shtoi Putin.

I shoqëruar nga kreu i Kishës Ortodokse Ruse, patriarku Kirill, Putin vendosi lule mbi memorialin Muri i Dhimbjes në Moskë.

Rreth 100 veta, kryesisht qytetarë të moshuar, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe zyrtarë të qytetit, morën pjesë në ceremoni.

Disa disidentë të epokës sovjetike dhe aktivistë të të drejtave të njeriut folën kundër memorialit, duke thënë se është gabim të mbështetet “hipokrizia” e një qeverie që bën vetë represion.

XS
SM
MD
LG