Ndërlidhjet

Abe dhe Stoltenberg pajtohen për rritjen e presionit mbi Korenë V.


Tokio, 31 tetor 2017.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, janë pajtuar të martën që të rrisin presionin ndërkombëtar mbi Korenë e Veriut, në përpjekje për të ndaluar kërcënimet e saj bërthamore.

Pajtimi është një “arritje e rëndësishme”, tha Abe në një konferencë për gazetarë, pas takimit me Stoltenbergun.

Ky i fundit tha se programet raketore dhe bërthamore të Koresë Veriore “paraqesin kërcënim global, që kërkon përgjigje globale”.

“Koreja e Veriut duhet të ndalojë programet me raketa bërthamore dhe balistike dhe të zbatojë denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean", tha Stoltenberg.

Koreja e Veriut në gusht dhe shtator ka hedhur raketa balistike, të cilat kanë fluturuar mbi ishullin Hokaido të Japonisë, përpara se të binin në Oqeanin Paqësor.

Phenjani po ashtu ka kryer testin e gjastë bërthamor më 3 shtator.

XS
SM
MD
LG