Ndërlidhjet

Putin në Iran, diskuton për konfliktin në Siri


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë Iranin të mërkurën, ku me homologun e Republikës Islamike, Hassan Rohani, dhe me udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, do të diskutojë për konfliktin në Siri dhe bashkëpunimin energjetik, bëri të ditur Kremlini.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha në një konferencë për media se "çështjet që lidhen me Sirinë do të jenë në agjendën e bisedimeve dypalëshe Rusi-Iran".

Rusia dhe Irani mbështesin Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën civile të këtij vendi, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia mbështesin grupe të ndryshme rebele.

Putin po ashtu do të ketë bisedime trepalëshe me Rohanin dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev, në Teheran, tha Peskov.

Ky do të jetë takimi i dytë në këtë format. I pari i tillë është iniciuar nga Aliyevi vitin e kalaur.

XS
SM
MD
LG