Ndërlidhjet

Kremlini thotë se Rusia nuk përmendet në akuzat e SHBA-së


Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.

Zëdhënësi i presidentit rus,Vladimir Putin, ka theksuar se Kremlini nuk sheh prova të akuzave për ndërhyrjen ruse në aktakuzën ndaj ish-udhëheqësit të fushatës së presidentit amerikan Donald Trump dhe një bashkëpunëtori të tij.

Dmitry Peskov ka përsëritur se Rusia nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së dhe tha se hetimi për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë dhe për bashkëpunim të mundshëm nga bashkëpunëtorët e Trumpit është "një çështje e brendshme e partnerëve amerikanë".

“Nga ato që kemi lexuar në media, Rusia nuk ka figuruar në asnjë nga akuzat që janë shqyrtuar”, ka thënë Peskov për gazetarët.

“Shtete dhe njerëz të tjerë” janë përmendur, ka thënë ai, me sa duket i’u referua mikut të Moskës, ukrainasit Viktor Yanukovych.

Ndërsa të dyshuarit për bashkëpunim me Rusinë, ish-kryetari i fushatës së Trumpit, Paul Manafort dhe bashkëpunëtor Rick Gates, u shpallën të pafajshëm më 30 tetor.

XS
SM
MD
LG