Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës katër persona të vrarë


Policia afgane në vendin ku sot ka ndodhur një sulm vetëvrasës

Nga një sulm vetëvrasës në pjesën qendrore të kryeqytetit Kabul në Afganistan, janë vrarë 4 vetë dhe 13 të tjerë janë plagosur, kanë thënë zyrtarët.

Ministria e brendshme e Afganistanit ka konfirmuar se eksplodimi i sotëm e ka goditur territorin e fortifikuar në një zonë diplomatike në Kabul, ku gjenden shumë ambasada dhe zyra të organizatave kryesore ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme afgane, Najib Danish, i tha Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistanin, se të gjithë të vrarit dhe të plagosurit ishin civilë.

Sipas tij, sulmi ishte kryer nga një person i ri.

Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Basir Mujahid, tha se ky sulmues vetëvrasës ishte 12 apo 13 vjeçar.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim.

Ky eksplodim u bë pas disa sulmeve në dhe rreth Kabulit këtë muaj, përfshirë një kundër një xhamie shiite në qytet, me ç’rast janë vrarë më tepër se 50 vetë.

Nga një sulm i ndarë kundër një kapaciteti stërvitor të armatës janë vrarë së paku 15 ushtarë.

XS
SM
MD
LG