Ndërlidhjet

Japoni: Parlamenti e rizgjodhi Aben për kryeministër


Shinzo Abe

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Japonisë e ka rizgjedhur Shinzo Aben për kryeministër, pasi partia e tij ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të mbajtura muajin e kaluar.

Shinzo Abe, i cili ishte kryeministër prej dhjetorit të vitit 2012, me lehtësi është rizgjedhur në parlament, pasi për të votuan 312 prej 465 ligjvënësve.

Ai pritet që gjatë ditës së sotme t’i emërojë ministrat e njejtë që i kishte edhe në qeverinë e mëparshme.

Kryeninistri, Shinzo Abe, 63 vjeçar, e ka shpërndarë parlamentin në fund të muajit shtator, duke shkaktuar zgjedhje të jashtëzakonshme.

Vëzhguesit thanë se kjo lëvizje kishte për qëllim që ai ta fitonte një mandat të ri dhe ta forconte postin e tij, pasi kishte rënë përqindja e popullaritetit të tij gjatë periudhës së verës.

XS
SM
MD
LG