Ndërlidhjet

Lideri opozitar rus po planifikon ta padisë Putinin


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny.

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë se do ta padisë presidentin, Vladimir Putin dhe administratën e tij për atë që ai e quajti pëpjekje për të penguar fushatën e tij, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018-të.

Navalny ka shkruar në faqen e tij më 1 nëntor, se autoritetet ruse nuk kanë lejuar atë dhe ekipin e tij të organizojë takime publike me votuesit.

Sipas Navalnyt, ai nuk ka dyshime se të gjitha këto janë të “koordinuara” nga Putin, duke shtuar se presidneti është i brengosur për numrin e personave që po marrin pjesë në tubimet e tij.

Navalny ka thënë se ekipi i tij po mbanë takime në prona private në mënyrë që t’i shmanget lejes nga autoritetet lokale.

Në zgjedhjet e vitit 2013-të për kryetarë të bashkisë, Navalny kishte marrë 27% të votave në Moskë.

XS
SM
MD
LG