Ndërlidhjet

Putini në Iran diskuton krizën në Siri dhe marrëveshjen bërthamore


Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë takimit në Teheran me presidentin e Iranit, Hassan Rohani dhe homologun e tyre nga Azerbajxhnit, Ilham Aliyev.

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë takimit me lidershipin iranian, kanë diskutuar për krizën në siri, për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015-të dhe bashkëpunimin në energji.

Në vizitën e tij, njëditore, Putin u takua me presidentin, Hassan Rohani përpara se të takohej me liderin Ayatollah Ali Khameni, raporton agjencia e lajmeve ISNA.

Nuk janë bërë publike detajet e takimit të presidentit rus dhe homologut të tij iranian.

Takim trilateral ishte paraparë të mbahej në mes të presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Azerbajxhanit.

Të trija këto vende ndajnë detin Kaspik, ndërsa në takim pritet të diskutohen pojektet hekurudhore dhe rrugore.

XS
SM
MD
LG