Ndërlidhjet

SHBA kritikon Rusinë për bllokimin e hetimeve në Siri


Kan Sheikhoun - prill, 2017.

Shtëpia e Bardhë kërkoi nga Rusia që të ndalojë përpjekjet për të penguar rinovimin e autoritetit të një organi hetues të Kombeve të Bashkuara, i ngarkuar për të përcaktuar se kush është përgjegjës për sulmet me armë kimike në Siri.

Rusia u ka vënë veto këtyre përpjekjeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Autoriteti i Mekanizmit të Përbashkët Hetimor të OKB-së dhe i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike do të përfundojë në mes të nëntorit.

Javën e kaluar, ekipi hetues i OKB-së ka konstatuar se Qeveria siriane ka qenë përgjegjëse për një sulm me gaz sarin në qytetin Khan Sheikhoun, në muajin prill. Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në këtë sulm.

"Përpjekjet e Rusisë për të minuar dhe eliminuar Mekanizmin e Përbashkët Hetimor tregojnë një mospërfillje të kobshme ndaj vuajtjeve dhe humbjeve të njerëzve, si pasojë e përdorimit të armëve kimike, dhe mungesë të plotë respekti për normat ndërkombëtare", tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë.

Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, e cila gëzon mbështetjen e Rusisë, ka mohuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike.

Për sulmin në Khan Sheikhoun, ajo ka fajësuar rebelët sirianë.

XS
SM
MD
LG