Ndërlidhjet

Lideri suprem i Iranit: Amerika, armiku kryesor


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se SHBA-ja është armiku kryesor i Iranit dhe se Teherani nuk do të dorëzohet kurrë përballë presionit amerikan për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

"Amerika është armiku kryesor dhe i keq, në kuptimin e vërtetë të fjalës", tha Khamenei në takim me një grup studentësh.

"Nuk do të pranojmë kurrë ngacmimin e tyre për marrëveshjen bërthamore", shtoi ai.

Me marrëveshjen bërthamore, Irani ka kufizuar në mënyrë të konsiderueshme aktivitetet bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Në muajin tetor, presidenti amerikan, Donald Trump, ka refuzuar të certifikojë nëse Irani është duke i përmbushur obligimet e marrëveshjes. Trump po ashtu e ka akuzuar Republikën Islamike për shkelje të "frymës" së saj.

Khamenei tha se Trump po punon për shkatërrimin e marrëveshjes midis Iranit, SHBA-së, Rusisë, Kinës, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë.

Ai i bëri komentet përpara 4 nëntorit, përvjetorit të konfiskimit të ambasadës amerikane në Teheran, më 1979 - gjë që ka nxitur Uashingtonin të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

XS
SM
MD
LG