Ndërlidhjet

Vuçiq i tha Brammertzit se do të mbështeten prokurorët për krime lufte


Pamje nga një takim i mëhershëm i Vuçiqit (majtas) me kryeprokurorin Brammertz në Beograd
Pamje nga një takim i mëhershëm i Vuçiqit (majtas) me kryeprokurorin Brammertz në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka thënë sot kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës për krime të luftës, Serge Brammertz, se Beogradi do ta mbështet bashkëpunimin dhe punën e prokurorëve për krime të luftës në rajon, në mënyrë që t’i kontribuojë stabilitetit dhe afrimit të popujve.

Në bisedimet Vuçiq – Brammertz është “konstatuar se kryeprokurori i Tribunait të Hagës është i kënaqur që Serbia e ka plotësuar një pjesë të obligimeve ose ka ndërmarrë hapa në drejtim të plotësimit të tyre”, thuhet në kumtesën e presidencës së Serbisë.

Zoti Brammertz ka thënë se, pas përfundimit të punës së prokurorisë së Tribunalit të Hagës, nëpërmjet punës së prokurorisë së Mekanizmit të tribunaleve ndërkombëtare penale, do të ruhet vazhdimësia me bashkëpunimin e Serbisë, në zbatimin e strategjisë kombëtare për procesimin e krimeve të luftës, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Biseda e presidentit Vuçiq dhe kryeprokurorit Brammertz ishte e hapur dhe konkrete”, thuhet në kumtesën e presidencës së Serbisë dhe shtohet se “janë shtruar gjashtë çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e Serbisë me prokurorinë e Tribunbalit të Hagës, bashkunimin rjaonal në drejtësi dhe procesimin e krimeve të luftës në Serbi”.

XS
SM
MD
LG