Ndërlidhjet

Ukrainë: U lirua nga arresti djali i ministrit të brendshëm


Oleksandar Avakov (i dyti nga e majta) dje në një gjykatë në Kiev të Ukrainës
Oleksandar Avakov (i dyti nga e majta) dje në një gjykatë në Kiev të Ukrainës

Një gjykatë në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, e ka liruar personin Oleksandr Avakov, 29 vjeçar, që është djali i ministrit të brendshëm të Ukrainës, pasi para dy ditësh ishte arrestuar lidhur me akuza për keqpërdorim, nga oficerët e njësisë për antikorrupsion.

Oleksandr Avakov djali i ministrit, Arsen Avakov, është lirar dje, pasi është pajtuar për të bartur një pajisje vëzhguese dhe për ta dorëzuar pasaportën e tij.

Minisitri Avakov pat konfirmuar para dy ditësh se djali i tij ishte arrestuar nga Buroja Kombëtare Antikorrupsion, pasi shtëpia e tij në qytetin lindor, Harkov, ishte bastisur.

Kjo buro pat njoftuar se janë bërë arrestime, përfshirë zëvendës-ministrin e brendshëm, në një rast të keqpërdorimit, por nuk i pat publikuar menjëherë emrat e të arrestuarve.

Avakov i riu mund të dënohet deri në 12 vjet burg nëse shpallet fajtor lidhur me akuzat për “keqpërdorim, për shpenzime të tepërta ose për përfitime të fondeve duke e keqpërdorë pozitën”.

Para se të lirohej, Oleksandr Avakov, tha në gjykatë se “besoj se ky rast është krejtësisht politikisht i motivuar dhe nuk ka të bëjë asgjë me sundimin e ligjit”.

XS
SM
MD
LG