Ndërlidhjet

Shoigu dhe Huntsman disktuan për raportet SHBA – Rusi


Pamje e Kremlinit në Moskë

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, Jon Huntsman, gjatë takimit të sotëm në Moskë, kanë biseduar për raportet e dyanshme dhe për çështje të sigurisë ndërkombëtare.

Në kumtesë theksohet se takimi është mbajtur në Ministrinë e mbrojtjes ruse në Moskë.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Para një muaji, ambasadori Huntsman e filloi shërbimin e tij në Moskë, derisa tensionet ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë të larta.

Raportet ndërmjet dy fuqive botërore janë përkeqësuar për shkak të disa çështjeve, përfshrië agresionin e Rusisë në Ukrainë, aksionet e saj në Siri dhe atë që komuniteti i inteligjencës i Shteteve të Bashkuara e konsideron ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG