Ndërlidhjet

Takimi Partizan - Skënderbeu u zhvillua me masa të shtuara të sigurisë


Prani e shtuar e policisë para fillimit të ndeshjes Partizani - Skënderbeu mbrëmë në Beograd

Për takimin e futbollit ndërmjet ekipit të Serbisë, Partizan, dhe skuadrës Skënderbeu, që u zhvillua mbrëmë në Beograd, ishin imponuar masa të shtuara të sigurisë.

Të dy ekipet luajnë në Grupin B të Ligës Evropiane të UEFA-s.

Partizani triumfoi kundër Skënderbeut me rezultat 2:0, në ndeshjen e cila është zhvilluar pa simpatizuesit e ekipit nga Shqipëria, derisa të dy skuadrat ishin pajtuar që ata të kos lejohen të udhëtojnë në Beograd.

Po këto rregulla ishin zbatuar edhe më 19 tetor, kur simpatizuesit serbë nuk ishin lejuar të marrin pjesë në ndeshjen e Partizanit me Skënderbeun në stadiumin e Elbasanit.

Partizani u pat bërë thirrje simpatizuesve që të “brohorisin në mënyrë korrekte” dhe pa “mesazhe shoviniste”.

Po ashtu, ekipi nga Beogradi u ka tërhequr vërejtjen shikuesve “që të mos i ofendojnë rivalët në baza kombëtare” dhe që të mos “shprehin zemërim dhe urrejtje”.

Ekipi beogradas, po ashtu, tha se “një tjetër incident mund t’i kushtoj klubit shumë” dhe kjo mund të reflektohet edhe “me përjashtim nga garat evropiane”.

Raportet ndërmjeet smpatizuesve sportivë të Serbisë dhe Shqipërisë mbesin të elektrizuara dhe konsiderohet se kjo i reflekton tensionet e gjëra politike në Ballkan.

XS
SM
MD
LG