Ndërlidhjet

Trump nis turneun në Azi; Koreja V. lart në agjendë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u nis të premten në një turne në Azi.

Në udhëtimin 11-ditësh, Trump do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vjetnamin dhe Filipinet.

Fillimisht, ai do të ndalojë në Havaje, ku do të vizitojë forcat ushtarake amerikane në Paqësor, ndërsa në Japoni do të arrijë më 5 nëntor.

Turenu i tij pritet të dominohet nga bisedimet për programin e Koresë Verirore me raketa balistike dhe bërthamore.

“Do të flasim për tregtinë, do të flasim për Korenë e Veirut, do të sigurojmë ndihmën e shumë vendeve dhe njerëzve”, tha Trump përpara nisjes.

Në muajt e fundit, Phenjani ka testuar disa raketa balistike ndërkontinentale dhe ka kryer provën e gjashtë bërthamore.

Kjo ka bërë që Trump të paralajmërojë, siç ka thënë. “zjarr dhe tërbim” në përgjigje të Phenjanit.

XS
SM
MD
LG