Ndërlidhjet

Gjykata e Hagës do të kërkojë hetime të konfliktit në Afganistan


Prokurorja e Gjykatës së Hagës për Krime Lufte, Fatou Bensouda.

Prokurorja e Gjykatës së Hagës për Krime Lufte tha se do të kërkojë miratimin për hapjen e hetimeve formale të akuzave për krime lufte në Afganistan.

Fatou Bensouda tha se ka “bazë të arsyeshme për të besuar se në Afganistan janë kryer krime kundër njerëzimit”.

Ajo nuk përmendi asnjë palë specfike për hetime.

Vitin e kaluar, Bensouda ka thënë në një raport se ka baza paraprake për të besuar se “forcat amerikane kanë kryer krime lufte në Afganistan dhe në objektet e paraburgimit të CIA-s gjetkë, në vitin 2003 dhe 2004”.

Raporti po ashtu ka nxjerrë në pah abuzime të kryera nga ushtarët afganë dhe talibanët.

Nëse kërkesa e re e prokurores Bensouda miratohet nga gjykatësit e gjykatës, zyra e saj do të hetojë, nën juridiksionin e gjykatës, “krimet e dyshuara nga secila palë në konfliktin e armatosur”.

XS
SM
MD
LG