Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Humbje të mëdha për IS-in në Siri dhe Irak


Deir al-Zour

Ushtria siriane ka rimarrë Deir al-Zourin, bastionin e fundit të madh të grupit militant Shteti Islamik (IS), njoftoi televizioni shtetëror.

Sipas raporteve të tjera, ushtria siriane është duke pastruar tani vetëm disa lagje të vogla.

Shteti Islamik e ka pasur nën kontroll këtë qytet qysh në vitin 2014.

Deir al-Zour ndodhet pranë Lumit Eufrat dhe është i rëndësishëm për shkak të afërsisë me kufirin me Irakun.

Rikthimi i qytetit nxjerr në pah rritjen e kontrollit të presidentit Bashar al-Assad mbi pjesën lindore të Sirisë.

Ndërkohë, në Irak, forcat qeveritare kanë rikthyer Al-Kaimin, njërin nga qytetet e fundit që ka qenë nën kontrollin e Shtetit Islamik.

Ato po ashtu kanë rimarrë kalimin e fundit kufitar midis Irakut dhe Sirisë që ishte në duart e grupit militant.

XS
SM
MD
LG