Ndërlidhjet

Tri vjet burgim për ata që nuk e respektojnë himnin e Kinës


Ilustrim
Ilustrim

Kina ka miratuar një ligj që dënon me tri vjet burgim, të gjithë ata që nuk e respektojnë himnin kombëtar, raporton media shtetërore.

Ndryshimet në legjislaturën penale, janë aprovuar nga parlamenti dhe Kongresi Kombëtar i Popullit (NPC), raporton agjencia e lajmeve Xinhua.

Sipas raportimeve, thuhet se “Rastet e mosrespektimit të himint kombëtar në publik, mund të dënohen duke përfshirë, mohim të të drejtave politike, ndalim kriminal dhe burgim deri në tri vjet”.

Qeveria kineze e ka bërë këtë njoftim, megjithatë nuk ka dhënë detaje shtesë rreth ligjit.

XS
SM
MD
LG