Ndërlidhjet

Rusia dhe SHBA-ja nuk po bashkëpunojnë rreth Koresë së Veriut


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Një zëdhënës i Kremlinit thotë se deri më tani nuk ka pasur bashkëpunim midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut.

Dmitri Peskov, tha se kishte "vetëm shkëmbime të pikëpamjeve" midis dy palëve.

Komentet e Peskov, vijnë pas spekulimeve se presidenti rus Vladimir Putin, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të takohen në një samit ekonomik aziatik në Vietnam, javën e ardhshme.

Peskov tha se kishte një "probabilitet të madh" që të dy do të diskutonin situatën në gadishullin Korean nëse do të mbahej një takim i tillë.

Peskov tha gjithashtu se një zgjidhje për Sirinë po diskutohet gjithashtu për axhendën e një takimi të mundshëm mes Putinit dhe Trump.

XS
SM
MD
LG