Ndërlidhjet

Bjellorusi: Marsh përkujtimor për viktimat e Stalinit


Marsh përkujtimor për viktimat nga Bashkimi Sovjetik.

Qindra aktivistë të opozitës bjelloruse kanë marshuar afër Minskut, për të nderuar mijëra persona që u ekzekutuan nga policia sekrete sovjetike.

Marshi që u organizua nga Fronti i Bjellorusisë ( BPF), ishte ndaluar nga policia.

Udhëheqësi i Fronitit të Bjellorusisë, Ryhor Kastuseu dhe liderë të tjerë të partisë, ishin të pranishëm në marsh.

Në mars, autoritetet bjelloruse ndaluan një projekt ndërtimi pranë zonës së mbrojtur historike, pas një proteste prej 15 ditësh.

Protestuesit thanë se ndërtimi i një qendre biznesi pranë ruajtjes do të dëmtonte kujtimin e viktimave të Stalinit.

Së paku 30.000 persona janë brarë dhe djegur nga autoritetet sovjetike, në kohë e diktatorit Josef Stalin në mes të viteve 1930 dhe 1940.

XS
SM
MD
LG