Ndërlidhjet

Puigdemont mund të kandidojë për president në zgjedhjet rajonale


Foto nga arkivi

Partia separatiste e liderit të shkarkuar katalanas, Carles Puigdemont, i cili po përballet më një urdhër-arrest të lëshuar nga qeveria qendore e Spanjës, ka thënë se duan që Pugdemont të kandidojë për president në zgjedhjet rajonale të 21 dhjetorit.

“Ne duam që Puigdemont të jetë personi që do të bartë ofenzivë që do të ndërmarrim me 21 dhjetor në zgjedhje”, ka thënë zëdhënësja e partisë, Marta Pascal.

Puigdemont, i cili gjendet në Belgjikë, kishte paralajmëruar të premten se ai po konsideron të jetë pjesë e zgjedhjeve në Spanjë, nga Brukseli.

“Ka ardhur koha për të gjithë demokratët që të bashkohen. Për Katalonjën, për lirimin e të burgosurve politikë dhe për republikën”, ka shkruar Puigdemont në rrejtin social Tëitter.

Të premten, Spanja ka lëshuar një urdhër-arrest kundër Puigdemonit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij, nën akuzat për rebelim, keqpërdorim të fondeve publike dhe mosbindje.

XS
SM
MD
LG