Autoritetet ruse kanë arrestuar më shumë se 260 njerëz gjatë një tubimi nacionalist në qendër të Moskës, në festën kombëtare “Dita e Bashkimit”.
Monitoruesti i protestave, OVD, ka njoftuar se numri i të arrestuarve është 300, më i madh nga shifrat që ka paraqitur Ministria e Brendshme.
Agjencia e lajmeve TASS, ka cituar një zyrtar anonim të ketë thënë se shumica e të ndaluarve mbanin armë të ftohta.
Reuters raporton se policia i ndaloi dhjetra njerëz në rrugët e Moskës, edhe pse asnjë nga ata nuk po mbanin pankarta.