Ndërlidhjet

Hetohen vrasjet e civilëve afganë nga ushtria amerikane


Zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ,Dawlat Waziri.

Autoritetet amerikane dhe ato afgane po hetojnë raporte të viktimave civile, të vrarë nga sulmet ajrore në Afganistanin verior.

Ushtria amerikane tha se kishte nisur një hetim në një operacion të kombinuar amerikan-afgan në provincën veriore të Kunduzit më 3 nëntor dhe po vlerësonte faktet rreth këtij incidenti.

Ministria afgane e mbrojtjes tha se kishte ngarkuar komandantët e sigurisë të vëzhgonin raportet e viktimave civile në rrethin e Chardara në Kunduz, ku qeveria tha se kishte shkaktuar humbje të mëdha në militantët talebanë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Dawlat Waziri tha se ministria nuk kishte konfirmuar ende vdekjen e ndonjë civil në sulmet ajrore.

Khosh Mohammad Nasratyar, një anëtar i këshillit provincial, tha se 14 civilë u vranë në sulmet ajrore.

Një tjetër anëtar i këshillit, Saifullah Amiri, e vuri numrin edhe më të lartë, ku tha se 22 civilë janë vrarë.

XS
SM
MD
LG